Idrizi shpërthen kundër paktit Rama-Basha: Na akuzuat për tregun çam, ja ku keni tregun kinez
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News ka shpërthyer në akuza ndaj marrëveshjes Rama-Basha.
Sipas Idrizit, sot pas kaq vitesh, dy partitë e mëdha që kanë përjashtuar njëra-tjetrën, bëhen bashkë në qeveri dhe vendosin kundër koalicioneve. Ai thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që dy palët që garojnë në zgjedhje të jenë bashkë në qeveri.
Pjesë nga biseda:
Idrizi: Rama ka të gjithë të drejtën e Zotit të realizojë ëndrrat e tij.
Hila: Kjo nuk është ëndërr demokratike të zhdukë interlekutorët.
Idrizi: Nuk besoj që është në interesin publik që parti që në 27 vjet në mënyrë ciklike kanë zëvendësuar njëra-tjetrën që sot që ka nevojë më shumë se kurrë për forca të reja politike apo për të qenë qytetarët ata që vendosin për mazhoranca dhe opozita. Imagjinoni, që në muajin e fushatës zgjedhore bëhet një qeveri e të dy palëve që janë në garë. Kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur. Do të hyjë në analet e historive politike si “Kay Study”.
Ne nuk jemi këtu për humorin e dikujt, apo për ëndrrat apo kërkesat e dikujt. Kjo marrëveshje ka një të mirë të madhe pasi mund ta nxirrnin vendin jashtë shinave të Kushtetutës. Gjuha e PD-së, kanabizim, kriminalizim, qeveri pa Ramën. Republika e Re dhe asnjëherë nuk e kuptova kush është përmbajtja. Mu kujtua parulla e 2005 “Mbro të ardhmen”.
Të dyja palët kishin një dëshirë antagoniste të shpëtonin shqiptarët nga njëra-tjetra, pastaj një ditë të bukur përfunduan bashkë. Dhe sot, demokracia jonë duhet të jetë shumë e gëzuar me të drejtë se do të hyjmë të gjithë në zgjedhje dhe nga ana tjetër, me vendim qeverie, sepse janë të dyja në qeveri rrëzojnë edhe Kodin Zgjedhor, nuk pranojnë që të krijohen koalicionet dhe nga krahu tjetër monopolizojnë një oligarki politike.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News e konsideron marrëveshjen Rama-Basha si të “tregut kinez”, ndërsa iu përgjigj pyetjes mbi akuzat ndaj partisë së tij e konsideruar si “tregu çam”.
Pjesë nga biseda:
Idrizi: Nga 1960 deri para 4 vitesh në administratën e lartë të shtetit shqiptar nuk ka pasur asnjë çam. Tani, ne jemi brezi i tretë. Unë jam le e rrit në Tiranë. Nëna ime është nga një familje tiranëse. Imagjinoni sot të na intimidojnë sot me shprehje të tilla.
Këto janë të turpshme. Janë përdorur nga të gjithë ata që r kanë parë rritjen e PDIU-së sa herë që u janë prekur interesat. Edhe idiotët e dobishëm të Athinës.
Imagjinoni sa për herë të parë një çam u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Greqia bëri notë zyrtare. Imagjinoni ku jemi ne këtu? Këta të tregut çam e kanë shumë problem këtë gjë. Ja ku kemi tani tregun kinez që bënë këta dy partitë me mallra kineze dhe le ta mbajnë.
Mentor Kikia: Doli më e lirë.
KOHA JONË SONDAZH

