Igli Cara: Basha i shkeli syrin LSI. Në çadër hymë pa vendim të grupit

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara tha se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje pas humbjes dhe ti hapë rrugë një gare të ndershme brenda PD.

Cara tha në studion e lajmeve të Ora News se Basha për 3 vite e gjysmë i shkelte syrin LSI. Deputeti demokrat fajsoi Bashën që nuk hyri në reformën e ndarjes territoriale, ndërsa theksoi se në çadër kanë hyrë pa një vendim të grupit parlamentar.

Cara: Ka tre vjet e gjysmë që i shkelte syrin LSI. Bëri një gabim fatal që nuk duhet ta harrojmë që nuk hyri në procesin e ndarjes territoriale sepse nëse ne do të kishim marrë pjesë në ndarjen territoriale ndoshta edhe masakra socialiste mund të kishte qënë më e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdhëm në momenti i 18 shkurtit kur ne hymë në çadër. Dua të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët, asnjë nuk e ka kundërshtuar nga ne. Sot po e them, pavarësisht gjerave që ramë dakord për të gjithë nuk ka pasur një vendim të grupit parlamentar të PD që ne të hynim në çadër. Kam qenë i surprizuar si gjthë të tjerët kur ai vendosi në podium që ne të hynim në çadër. Kauza ishte e drejtë sepse me Edi Ramën me vjedhjet që bëri në disa zgjedhje lokale ishte evidente dhe kauza e Lulzim Bashës ishte e drejtë. Demokratët e mbështetën ka pasur pjesëmarrje të paimagjinueshme me turne vinin njerëzit nga e gjithë Shqipëria dhe çfarë ndodhi një ditë të bukur?! Nuk pranoi as ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, as të presidentit, as të  kryetarit të Kuvendit asnjë. Një çudi e madhe, ulet tetë a tetë në një dhomë të Parlamentit dhe vendos që tani kemi paqe në saj të reformave, merr 5 drejtori dhe 5 ministri dhe del. Sot asnjë nuk e di se çfarë bisede është bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?