FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikën kryeministri maqedonas Gruevski

 
 
Pas bisedimeve maratonomake të grupeve negociues të partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësim dhe lehtësim të faktorit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje që LSDM-ja të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës Sociale, dhe ndërsa në 5 ministri do të jenë zv ministra me të drejtë vetoje. Por në marrëveshje përfshihet edhe dorëheqja e Gruevskit. "Për hajr na qoftë dorëheqja" ka shkruar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke aluduar në dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Po të njëjtën gjë pohon edhe gazeta Zhurnal: "mësohet se Gruevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të qeverisë së Maqedonisë" shkruan ajo.
 
Marrëveshja që të dorëhiqet Gruevski mendohet se është vendosur në orët e vona në takimin mes 4 liderëve të Maqedonisë , Zoran Zaev, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci nën patronazh të eurokomesarit, Johanes Han dhe ambasadorëve Bejli dhe Orev. Bisedimet e djeshme ishin pafund, por në fund  jozyrtarisht u mësua se  e Gruevski do të largohet në muajin dhjetor, 4 muaj para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni.
 
Gruevski u trondit me aferën e përgjimeve në Maqedoni ku në bisedat e audio-regjistrimeve dëgjohet se është i involvuar në partizimin e plotë të institucioneve shtetërore shkruan ZHURNAL.
 
Në një deklaratë të shkurtër, komisari Johanes Han u tha gazetarëve para rezidencës së BE-së se është “arritur marrëveshje” në takimin e liderëve dhe se do ketë zgjedhje parlamentare. “Kemi marrëveshje të nënshkruar nga liderët, jam i kënaqur nga ajo që u arrit dhe me këtë do hapen rrugët e vendit për integrimin në BE e NATO. Duhet të jemi krenarë me liderët”, ka thënë Han. Komisari Han mësohet se për këtë ka njoftuar me telefon edhe zyrtaren e lartë amerikane Viktorija Nuland se është arritur marrëveshja.
 
Ja pikat e marrëveshjes
Liderët e katër partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn kanë arritur marrëveshje e cila vendin e dërgon në zgjedhje të parakohshme
 
 
Ata janë marrë vesh që:
 
Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;
 
Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;
 
Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;
 
VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;
 
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;
 
LSDM do të nominojë kadidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me VMRO-DPMNE dhe BDI;
 
Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;
 
LSDM zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.
 
Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.
 
Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe. /ina
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?