FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikën nga Shqipëria, Kryemadhi takon ambasadoren e Kinës

Takimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me Ambasadoren Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu me rastin e largimit të saj nga Shqipëria. Gjatë këtij takimi Kryemadhi e falenderoi Ambasadoren e Kinës për rolin e saj shumë aktiv në gjallërimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi që këto marrëdhënie janë të një rëndësie shumë të veçantë duke pasur në konsideratë rolin tepër të rëndësishëm të Kinës në botë, të modelit të saj shumë të suksesshëm të zhvillimit ekonomik si dhe të ndjenjave të miqësisë së hershme që ka lidhur dy vendet.

Kryetarja e LSI-së theksoi se shumë mundësi dhe oportunitete për një bashkëpunim më intensiv mes Kinës e Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar dhe për këtë arsye nuk ka më kohë për të humbur që këto marrëdhënie të ecin me shpejtësi përpara për të mirën në radhë të parë të Shqipërisë dhe veçanërisht të zhvillimit ekonomik të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?