FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikin nga mbledhja e KQZ, tre anëtarët e opozitës

Tre anëtarët e KQZ të propozuar nga opozita braktisën mbledhjen e sotme. Shkak është bërë një vendim me shumicë votash për të mos e shtyrë afatin e shqyrtimit të listave të kandidatëve për deputetë. Nënkryetari Hysen Osmanaj kërkoi 48 orë kohë për t’i parë listat. Ai tha se listat u janë vënë në dispozicion vetëm një ditë më parë dhe janë vërejtur shumë parregullsi. Kryetari Denar Biba u shpreh se listat janë pranuar prej 8 ditësh dhe nuk shihte arsye për të lënë më shumë kohë për t’i shqyrtuar. Ai e hodhi në votë kërkesën dhe pas rrëzimit të saj me 4 vota të anëtarëve të propozuar nga mazhoranca, anëtarët e propozuar nga opozita u larguan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?