Ilir Alimehmeti nuk dorëzohet: Do të punojmë për balotazh

Ilir Alimehmeti pas primareve dhe kalimit në balotazh shkruan: “Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.
Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!
Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment!
Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”- përfundon Ilir Alimehmeti.
Njoftim nga PD:
Komisioni Qendror i Numërimit në procesverbalin e hartuar për Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit Operacioneve Elektorale në PD, bën me dije se numri total i votuesve që kanë votuar për primaret në Tiranë, është 8470 votues.
Vota të vlefshme kanë qenë 8441 dhe të pavlefshme 29.
Numri i votave sipas kandidateve, siç ishin në listën e votimit, unë po i lexoj:
Adriana Kalaja-128 vota
Belind Këlliçi-4040 vota
Enkelejda Fejzo-66 vota
Fatmir Merkoçi-35 vota
Gerti Bogdani-1819 vota
Ilir Alimehmeti-2196 vota
Jualian Deda-157 vota
Nga përllogaritja rezulton se asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marrë 50+1 të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh mes Belind Këlliçit me 4040 vota dhe Ilir Alimehmetit me 2196 vota. Balotazhi me vendim të kryesisë është caktuar në datën 11 dhjetor.
Për çdo informacion tjetër, ju njoftojmë se KOKOE do të vazhdojë të jetë i mbledhur përgjatë gjithë ditës së sotme dhe në ditët në vijim.
Ju informojmë se kanë mbërritur tashmë pjesa më e madhe e kutive të votimit nga qendrat e votimit në pothuajse në të gjitha degët. Priten vetëm pak kuti votimi nga degët e largëta.
Procesverbalet në formë elektronike kanë mbërritur në Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, por si procedurë e komisionit është verifikimi i këtyre procesverbaleve dhe verifikimi i materialeve zgjedhore në kutitë e votimit.
Menjëherë sapo të kemi verifikimin e materialeve zgjedhore dhe procesverbaleve origjinale do të ju informojmë gjatë ditës së sotme për fituesit e garës apo degët që kanë kaluar në balotazh, brenda ditës së sotme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?