FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Gjovalin Kadelit

Kreu i Kuvendit ka ngushëlluar familjen e deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli për ndarjen e parakohshme nga jeta të tij, në një spital në Romë.

Në mesazhin e tij, Meta thotë se kjo është një humbje e madhe për të gjithë,  familjen, miqtë dhe shokët dhe kolegët e tij deputetë.

Mesazhi i Metës

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo është një humbje e pazëvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.

Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe rëspekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!  

U prehtë në paqe shpirti i tij!

 Ilir META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?