FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta takim me anëtarët e LSI të Qarkut Gjirokastër. Tavo: LSI forcë e parë

Presidenti i Zgjedhur dhe ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim falënderimi me anëtarët e LSI-së në Qarkun Gjirokastër.

Deputeti i LSI-së dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI për Gjirokastrën, Vangjel Tavo u shpreh në takim se LSI do të jetë forcë e parë në Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë.

“Takim i jashtëzakonshëm i LSI & Friends – Qarku Gjirokastër / Zyra Tiranë me Presidentin e Zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta! Në këtë takim u prezantua edhe ekipi fitues i LSI për Qarkun Gjirokastër! Ju falenderoj nga zemra për këtë takim madhështor! Ne do të vazhdojmë të jemi forca e parë politike në Qarkun Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë!”,- shkruan Tavo në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tavo ka prezantuar dhe organizimin e ri të Gjirokastriteve në Tiranë, Streha Komunitare – Sociale – Kulturore dhe Politike. “Zyra nisi me 15 miq e tashmë ka 1500 anëtarë të cilët janë studentë apo profesionistë me punë të ndryshme nga qarku Gjirokastër që studiojnë apo punojnë në Tiranë! Kjo Zyrë është Streha Komunitare – Sociale – Kulturore dhe Politike për të gjithë komunitetin gjirokastrit në Tiranë! Jam krenar për gjithsecilin prej jush! Zyra tashmë është shndërruar në një institucion i cili do vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen!”,- shkruan Tavo në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?