FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta takime me anëtarë të Kongresit Amerikan, zyrtarë të Përfaqësuesve Tregtar të SHBA

Në kuadër të vizitës në Washington DC, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi disa takime në Kongresin Amerikan, gjatë të cilave rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Gjatët takimeve me Kongresmenët Jim McGovern dhe Joe Courtney, Meta i informoi ata edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u përqendruar veçanërisht në rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës në drejtësi, e cila ka mbështetjen e gjerë të SHBA dhe BE.

8c50ebd2-80a2-455b-b3f8-62a9d49ebd9a

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit mori mbështetjen e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për angazhimin në vazhdimësi të SHBA për të ofruara asistencën e nevojshme në fazën e implementimit të reformës për ngritjen e institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e besimit te integriteti i sistemit të ri të drejtësisë dhe funksionarëve të tij, si dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për Antikorrupsionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me  Timothy Wedding, Zëvendës Asistent i Përfaqësuesve Tregtarë të SHBA, të cilin e njohu me masat që po ndërmerr Shqipëria në thellimin e reformave në sektorin ekonomik, konsolidimin e treguesve financiar, luftën kundër informalitetit dhe korrupsionit, që lidhet ngushtë edhe me reformën në drejtësi.

Gjithashtu u diskutua për rrugët dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, asistencën e posaçme ndaj biznesit dhe investitorëve shqiptarë për të marrë njohuritë e duhura për të rritur shkëmbimet tregtare me SHBA, rritjen e prezencës së investimeve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët strategjik të ekonomisë.

74cdb720-3539-4df7-83b6-2a6f1ffc2c9e

Njëkohësisht, Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA për fillimin e procedurave të marrëveshjes mes dy vendeve për heqjen e taksimit të dyfishtë, si një hap që do të rrisë interesin dhe fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit,  Meta zhvilloi një takim edhe me drejtues të lartë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Meta u prit nga Drejtori për Evropën i NDI-së, z. Robert Benjamin, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin mes NDI-së dhe Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht në fushën e transparencës së veprimtarisë parlamentare, bashkëpunimin me shërbimet e Kuvendit, kodin e etikës së deputetit dhe procesit ligjbërës.

Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e NDI për ndërmarrjen e një iniciative të plotë ligjore edhe në kuadër të reformës zgjedhore për transparencën e financimit dhe funksionimit të partive politike në Shqipëri.

Përfaqësuesit e NDI-së shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë dhe partitë politike në vend, veçanërisht në projekte për përfshirjen e të rinjve në politikë.

60e933c2-567f-43df-91bf-5291d5b4329e

Në përfundim të vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një bashkëbisedim me ekspertë të sigurisë në Universitetin “George Washington”, me të cilët ndau mendime mbi situatën e sigurisë në rajon, krizën e refugjatëve, rrezikun që vjen nga terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, sfidat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kërcënimet që vijnë nga mungesa e stabilitetit në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht kriza në Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut dhe në kufijtë lindorë të Evropës.

637ae7fa-888f-4928-a7be-10d14aa9f1fa

30e78750-f786-4ea5-830d-06e2a1061a92

30e78750-f786-4ea5-830d-06e2a1061a92 (1)

3adc0be6-5eda-420a-b583-40732d12baf4

557e4f19-9b27-4860-9b39-56063a595764

af3ff939-8d60-447a-8dbd-2380b257b695

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?