Ilir Meta: “Task-forca” Rama- Basha, një gestapo që po heq nga puna njerëzit!

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka hedhur kritika të forta drejt njërës prej produkteve të lindura nga pakti Rama Basha, Task Forca e krijuar në qeveri për të hetuar personat që marrin pjesë në fushatën elektorale në kundërshtim me ligjin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta ka deklaruar se kjo Task Forcë është një produkt i Ramës dhe Bashës, dhe sillet si një Gestapo, për të frikësuar dhe hequr nga puna njerëzit e thjeshtë.

E pikërisht për këtë çështje, Meta ka shtuar se në këtë Task Forcë nuk ka asnjë përfaqësues të LSI-së, dhe se kjo strukturë po dëmton rëndë vendin dhe administratën. Madje Meta ka shtuar se edhe policia po kthehet në një polici politike, në interes të Ramës dhe Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë bërë bashkë kundër standartit të zgjedhjeve! Kanë krijuar në një mënyrë të errët një task forcë, të dy bashkë, e cila po funksionon si një gestapo, duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit, duke dhunuar statusin e nëpunësit civil, duke e zhbërë praktikisht reformën në administratën civile, dhe në këtë task forcë nuk ka asnjë përfaqësues të LSI-së… dhe jo vetëm kaq, por që të dy bashkë, kanë marrë përsipër një mision të dështuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kanë kthyer policinë e shtetit, në një polici politike!”-tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?