FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta zgjedh krahun e tij të djathtë në Presidencë, ja kush është (Foto)

 Fjala është për Alqi Bllakon, i cili nga sot e tutje do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës.

Bllako ka përfunduar studimet e larta për financë dhe kontabilitet dhe është diplomuar si student ekselent. Gjithashtu Alqi Bllako ka dhënë mësim si lektor i brendshëm dhe i jashtëm në një universitet privat në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi.

Bllako ka patur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare. Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjatë periudhës Shtator 2013 – Korrik 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?