Iljazaj: Rama duhet të stopojë blerjen e votës
Drejtori i gazetës “Liberale”, Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të stopojë fenomenin e shitblerjes së votës.
Iljazaj tha se nëse Rama nuk e bën dot t’i hapë rrugën një qeverie tranzitore.
Iljazaj: Të gjithë ne këtu e pranojmë që blihen votat. Vetë kryeministri e ka pranuar që blihen votat dhe ne nuk mund të vazhdojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur edhe pas 30 viteve, si ndoshta asnjë vend tjetër në botë që nuk zhvillon dot një palë zgjedhje të pakontestuara dhe të lira që të mos blihet as edhe një votë. Nuk më intereson fare nëse blerja e votave ndikon në rezultat apo jo, në qoftë se ekzisoton fenomeni, kryeministri i Shqipërisë ka për detyrë ta stopojë. Nëse nuk e bën dot t’i lerë vendin një qeverie tranzitore që ta stopojë këtë fenomen.
KOHA JONË SONDAZH

