Imami: Bashën nuk e bën dot kryeministër Rama
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se dy ishin problemet kryesore të PD-së në 2013, në atë që ai thotë se i shpjegon për herë të parë.
Pjesë nga deklaratat:
Imami: Në 2013, kanë ndodhur dy ngjarje; humbja e zgjedhjeve dhe zgjedhja e kryetari. Fushata e 2013-s ka qenë e gabuar. Në planin personal të Berishës ka qenë më e bukur në 30 vjet, por tërësisht e gabuar politikisht. Kryetari i grupit të punës ka qenë kryetari aktual i partisë. Ai tha se Bashën nuk e bëjnë dot kryeministër as Ilir Meta dhe as Edi Rama.
Zheji: Trashëgimtari, duhet thënë
Imami: Po! U largua Ilir Meta nga koalicioni me PD. PD nuk kishte asnjë shans për të fituar një mandat të tretë me një fushatë krejtësisht pozitive që ishte shumë e mirë. Ndodhi që nuk u sulmua LSI si pjesëtare e koalicionit për 4 vjet. Nuk u sulmua realisht koalicioni krejtësisht amoral PS-LSI. U mbajt karta e LSI-së për të nxjerrë një kryeministër të ri nga Partia Demokratike. Është faji i të gjithëve. Kam edhe unë përgjegjësinë time. Ky pragmatizëm kundrejt LSI, ka qenë thjesht për shkakun se mendohej që megjithëse LSI është në koalicion me PS, me të mbaruar zgjedhjet do të bëhej një “martesë”. E njëjti mentalitet u prodhua edhe në 2017.
Ky person do që ta bëjë Edi Rama kryeministër. Nuk sulmohet sepse nëpërmjet marrëveshjeve dhe prapaskenave do të bëhet kryeministër. Po nuk e bëri PD Lulzim Bashën kryeministër, nuk e bën as Edi Rama dhe as Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

