Imami: Berisha goditi Bashën, jo këshilltarët e tij
Ish-ministri i Arben Imami ka komentuar sot qëndrimin e Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se me deklaratat e Berishës për këshilltarët e paaftë, Berisha goditi direkt Bashën.
“Puna e këshilltarëve është eufemizëm për të mos folur direkt për Bashën. Autoriteti i Berishës dhe vlera e Berishës, sidomos pas këtij grupi, nuk është themelish në PD”,- tha Imami.
Ai ka deklaruar se Berisha nuk ka pasur vendimmarrje në PD gjatë kohës që partinë e ka drejtuar Luzlim Basha. “Është bërë lojë e madhe për të thënë që është Berisha ai që luan fijet në PD. Në fakt nuk ka qenë kështu. Berisha nuk është ai që i ka përcaktuar gjërat. Në intervistën e djeshme ka thënë që unë do t’i bëja ndryshe të gjitha punët, jo vetëm disa punë”,- tha Imami.
Ish-deputeti i PD ka hedhur akuza dhe për listën e deputetëve të Bashës. Ai tha se një pjesë e tyre i kanë blerë mandat dhe ndaj nuk është çudi që të ketë votime të tjera si ai i Gramoz Ruçit.
“Një pjesë e deputetëve të Bashës, sepse nuk janë të PD, ka paguar për të qenë aty. E dija që do të bënin gabime. Ndaj dhe nuk me ka çuditur nisja e Kuvendit dhe votimi i PD-së për Ruçin”,- tha Arben Imami.
KOHA JONË SONDAZH

