FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Imami sqaron deklaratën “Në listën e PD u futën gra që pjellin nga 3 a 4 fëmijë”…

Që prej mbrëmjes së kaluar, deputeti Arben Imami është vendosur në shënjestër të akuzave pas deklaratave në “Opinion”, ku tha se Basha la jashtë Topallin dhe “futi në parlament gra shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë”.

Deklarata e tij u cilësua fyese dhe reagimi ishte masiv negativ si nga pjesa femërore e opinionit publik ashtu edhe nga ajo mashkullore.

Imami ka reaguar sot duke sqaruar kontekstin e deklaratës së  bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKLARATA E IMAMIT
Lindja e njeriut është ngjarja më e madhe botërore. Gruaja ka detyrimin dhe fatin e madh të amësisë, por ky është një fakt natyror, dhe i përket sferës private, familjare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga jeta publike – vetëm një marksiste feministe fondamentaliste si Shulamith Firestone thotë se ajo duhet ta ndryshojë këtë kusht natyror për t’u përfshirë në jetën publike.

Krahasimi im ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate.

Shpresoj të kemi davaritur nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe jo aktivizëm politik në vërejtjet e bëra.
Dashamirësisht, Arben Imami!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?