Ina Rama kandidon për Vettingun, Flamur Noka e provokon me këtë pyetje

Seanca dëgjimore në Komisionin e Vettingut në Kuvend, ka si kandidate edhe ish-Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama e cila u përball me pyetjet provokuese te deputetit demokrat, Flamur Noka, pjese e komisionit. Rama kandidon për në Kolegjin e Apelimit, një strukturë e re që do të ngrihet për Reformën në Drejtësi.

DEBATI:

Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.
Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?
Rama: Jo.
Noka-Luan Rames: Je në konflikt interesi, ke të njëjtin mbiemër.
Noka: Gezoni besueshmërinë e publikut?
Ina Rama: Besoj shume. Gjate ushtrimit te funksioneve te mia kam punuar me përkushtim.
Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?
Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.
Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, perse? Keni dijeni për arsyet?
Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht per mos ndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin procedurale. Asnjë gjë personale.
Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbe t’ju fusi në çdo institucion duke propozuar emrin tuaj?
Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.
Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur ceshtje të rëndësishme që jeni akuzuar për përfshirje
Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në ceshtje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?