FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Integrimi do i besohej Bregut”, Rama jep arsyet se pse shkriu këtë ministri

Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga arsyet se pse vendosi që të shkrijë Ministrinë e Integrimit, e cila u përfol që do t’i besohej ish-ministres së PD-së Majlinda Bregu.

“Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme. Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja. Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme. Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me integrimin”- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?