Integrimi, Gjosha: Qeveria pa asnjë lloj vizioni, ka ulur rëndësinë (VIDEO)
Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, u diskutua sot nga ish-ministrja, Klajda Gjosha. Në fjalën e sajë të parë si deputete opozitare e LSI, ajo tha se është ulur rëndësia e procesit të integrimit të Shqipërisë.
Sipas saj deri në çeljen e negociatave ishte i nevojshëm ministria e Integrimit si institucion, pasi kapacitetet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm.
Deputetja e LSI-së, shtoi më tej se qeveria “Rama 2”, nuk ka asnjë lloj vizioni, strategjie apo plani se si do të koordinohet procesi i integrimit në vijim. “Sërish shpresoj që puna e ekspertevë tanë vendas e të huaj të mos hidhej poshtë”, tha deputetja e LSI-së.
“Pas shpërfilljes me të cilën u trajtua ky proces (integrimi)dhe mungesës së një vizioni dhe strategjie të qartë për 4 vitet e ardhshme më mbeten shumë pyetje dhe shqetësim se cdo të ndodhë me procesin e zgjerimit. Shqipëria është në prag të çeljes së negociatave dhe kapacitetet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm që do i duhet asaj. Meqë vazhdimisht është përmendur rasti i Kroacisë si argument, do të risillja në kujtesën tuaj se Kroacia e ka pasur një ministri dhe vetëm pas çeljes së negociatave përafroi këtë qasje. Kemi ulur rëndësinë e procesit. Ngul këmbë se sot nuk kemi asnjë lloj vizioni, strategjie apo plani se si do të koordinohet procesi i integrimit në vijim. Sërish shpresoj që puna e ekspertevë tanë vendas e të huaj të mos hidhej poshtë”, deklaroi Gjosha, tashmë deputete e LSI-së.
https://www.facebook.com/klajdagjoshaLSI/videos/682610325263760/
KOHA JONË SONDAZH

