FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Integrimi në BE, Hahn nis turin. Sot takon Presidentin Meta dhe Ramën

Pas shtyrjes për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, Komisioneri për Zgjerim në BE do të nisë këtë të martë takimet me zyrtarët e Shqipërisë dhe Shkupit.

Në këtë tur ballkanik, Hahn do të sqarojë hapat që duhen ndërmarrë për procesin scrining për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila do të shërbejë si një sfidë përgatitore për hapjen e negociatave në qershor 2019.

Në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Meta, me kryeministrin Rama si dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën e dhënë për mediat nuk ka parashikuar takime me përfaqësues të opozitës, por siç u shpreh gjatë konferencës në Bruksel diskutimi me ta do të zhvillohet vetëm nëse do të ketë hapësirë në orare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?