Integrimi në BE, Hahn: Vijojmë përgatitjet. Rama: Muaj të vështirë na presin
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama, kanë dalë në një konferencë për shtyp nga Brukseli, ku në fokus është çelja e negociatave të anëtarësimit me BE-në, e cila u shtyp për qershorin e 2019.
Rama dhe Hahn kanë theksuar në të njëjtën gjuhë se përgatitjet për hapjen e negociatave, vitin e ardhshëm, do të nisin pa humbur kohë. Por Hahn ka kërkuar angazhimin e të gjitha palëve politike në procesin e integrimit, duke e përshkruar si një axhendë kombëtare.
“Do të ndalem në Tiranë javën e ardhshme. Ka një nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të arritur proceset integruese në gjithë shoqërinë shqiptare. Duhet të jemi të bashkuar pa dalim e gjithë shoqëria, kjo është ajo që ne apelojmë”,-tha Johannes Hahn.
Ndërsa Rama tha se nuk duhet humb asnjë moment, pasi muaj të vështirë e presin vendin. “Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, deklaroi ndër të tjera Rama.
Ndërkohë, kryeministri i vendit e ftoi për vizitë Komisionerin Hahn në Tiranë, duke i thënë se e mirëpret së bashku me ekipin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

