FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Intervista e veçantë e ministres Klajda Gjosha (VIDEO)

Jemi mësuar që Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha ta shohim në studio televizive dhe në forume të rëndësishme ndërkombëtare. Por këtë herë, Ministrja ka zgjedhur të intervistohet nga një vogëlushe në një aktivitet të organizuar nga “EU Info Center”.

Ministrja rrëfen momentin kur gazetarja e vogël, që me sa bën të ditur ministrja, quhet Eni, “i zuri pritë asaj” teksa dilte nga aktiviteti, për ta pyetur me zell të madh lidhur me hapat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mesazhin që vetë ministrja e Integrimit kishte për të rinjtë shqiptarë. Duke ndarë me ndjekësit momentet e kësaj interviste të pazakontë për të, ajo i uron gazetares Eni suksese në rrugën e saj.

“Nuk mund t’i thoja jo gazetares me te re qe kam njohur e cila me zuri prite teksa dilja nga aktiviteti i organizuar nga EU Info Center.Kenaqesi qe u intervistova nga ty zonjush Eni dhe te uroj shume suksese ne kete rruge tenden #Shqiperine do ta integrojne te rinjte.”, shkruan ministrja Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/klajdagjoshaLSI/videos/629369990587794/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?