FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironia e deputetit socialist për PD-në: Do të zhduket si dinozaurët

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka komentuar situatën politike në vend si dhe mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 qershorit.

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, deputeti socialist tha se nuk është fundi i botës nëse PD zhduket nga skena politike, duke e krahasuar atë me zhdukjen e dinozaurëve.

“Unë nuk mendoj se do ishte fundi i botës po të zhduket PD nga skena politike, Edhe Partia Demokratike, ashtu si dinozaurët mund të zhduket. Partia Demokratike mirë që nuk futet në garë por deklaron se do prish dhe garën. Edhe kur vdiq Hitleri kishte jetë edhe kur vdiq Enveri kishte jetë. Edhe po të zhduket PD nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe,”-u shpreh Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?