FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironia e Kryemadhit: Fati i shqiptarëve nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Xhulietës

Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin që Kolegji Zgjedhor dha pro Lëvizjes Socialiste për Integrim që kjo forcë të ketë dhe numëruesin e tretë në KZAZ për zgjedhjet e 25 qershorit.

Me anë të një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Kryemadhi, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, e cilësoi këtë vendim si fitore të radhës për LSI-në. Mes të tjerash, nenkryetarja e LSI-së bëri ironi me marrëveshjen PS-PD, ndërsa shtoi se fati i shqiptarëve nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Xhulietës

MESAZHI I KRYEMADHIT
E treta është të dielën.??1️⃣1️⃣????
Mbasi Zoti zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, kjo është fitorja e radhës, ku numëruesit e LSI do të garantojnë votën e çdo shqiptari. E treta, më e madhja, më datë 2️⃣5️⃣ Qershor, kur LSI del Forcë e Parë, që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në një shtet demokratik, për fatin e të cilit nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Xhulietës. 1️⃣1️⃣???☝?☝?☝?☝??#LsiForceePare #VOTO1 #VOTOLSI

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?