Ironia e Kryemadhit: Qeveri që shpërblen bandat me ministri

Kryeministri Rama, shpalli pak orë më parë kabinetin e ri qeveritar, por sipas Kryemadhit, e vetmja e re në këtë qeveri do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme.

Shkrirjen e ministrive, Kryemadhi e shpjegon me idenë se çdo bandë që grabiti me sukses votat për llogari të Ramës në zgjedhjet e qershorit, do të ketë një institucion të tillë nën kontroll, si shpërblim ndaj këtij mundi.

“E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore. Kjo, sepse ‘Qeveria e re’ e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër, tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj bandën perkatëse që grabiti me ‘sukses’ votat. Vetëm kështu mund t’iu shpërblehet ‘mundi’ dhe ‘sakrifica’ kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm”, thekson ndër të tjera në reagimin e saj Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e LSI-së thotë më tej se frika që kryeministri ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar. Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët”, shprehet Kryemadhi.

Kreu i LSI-së deklaron se vetëm dje, oligarkët morën në telefon të gjitha portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve.

“Por, për një gjë jam e bindur. Se revolta e madhe popullore do të fillojë, së pari nga vet socialistët! Madje edhe nga vet policët dhe nga të gjithë ata që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës. Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet, as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura! Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë”, shprehet Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?