FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironia e Manjanit: Fajin e kanë turistët që mbyten, jo qeveria

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar qëndrimin e institucioneve dhe qeverisë lidhur me situatën e sigurisë në plazhet e vendit.

Në një postim në Twitter, Manjani shkruan se qeveria ka halle të tjera dhe nuk mund të merret me sigurinë e qytetarëve.

“U mbytëm me turistë që mbyten çdo ditë! Vetë e kanë fajin që mbyten! Qeveria e vjetër ka halle të tjera. Qeveria e re ngeli për vjeshtë…”,- shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, po sot ka reaguar dhe kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në vend na temperaturat e larta dhe mungesën e sigurisë në plazhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një koment në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri bën llogje nëpër dëgjesa.

“Shqipëria digjet në dhjetëra vatra zjarri në të gjithë vendin. Mijëra turistë pa drita në plazhet e Shqipërisë. Mbyten pushues shqiptarë e të huaj përditë. Kryeministri bën llogje nëpër dëgjesa, shkurt, Shqipëria digjet e kryeministri krihet…”,- shkruan Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?