Ironia e Ramës me Bashën: Unë ty të dua gjithmonë, të kam dashur dhe do të dua, por mos shpif si llumi!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha për deklaratën e liderit demokrat që i tha “mua do më kesh përballë, jo Sali Berishën”. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë thotë se e ka dashur, e do dhe do ta dojë gjithmonë përballë.

Rrotulloje gjuhën që të mos shkojë atje ku dhemb dhembi. Kur thua që do s’do do më kesh përballë, kjo është çfarë të them unë ty. Unë të dua përballë gjithmonë, kam dashur të dua dhe do të dua. Nuk di si të ndihmojë. Dua ta ngrejë në një nivel tjetër debatin. Vjen këtu duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi. Nuk bëhet distancimi duke qenë degëzimi i tij. Moss haj si llumi, mos ji karikatura e llumit. Ai është origjinale. Ti ke sfidën më të madhe që t’i provosh vetes që përveçse ai llumi të ka nxjerrë, ti duhet të distancohesh. Ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve”,– tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?