Ironia e Vasilit: Nuk pata fatin të jem pjesë e qeverisë teknike PS-PD

Petrit Vasili deklaron se edhe kur të fillojë nga puna si president i Republikës do konsultohet dhe do këshillohet me Ilir Metën për LSI. Kryetari aktual i kësaj force, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku deklaroi se nuk e ndalon kush që të bisedojë me Metën për çdo çështje që ai mendon se duhet të diskutojë.

“Nuk është as shkelje ligjore e as nuk më ndalon kush të flas, këshillohem dhe diskutoj me presidentin e republikës për çështje që unë i mendoj, aq më tepër kur presidenti quhet Ilir Meta”, deklaroi Vasili.

Lidhur me qeverisjen në 4 vjet ai renditi disa arritje, por kritikoi fort “Rilindjen urbane” si një investim pa ndonjë vlerë të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam që paratë të investohen në një drejtim të caktuar dhe të kanalizohen në prioritete të tilla si turizmi, infrastrukurë dhe bujqësia dhe jo për sheshe”, tha Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nga gazetari Qafoku si e komenton faktin që tashmë kemi një qeveri në të cilën janë pjesë edhe PS, edhe PD, edhe LSI, PDIU, etj Vasili përdori ironinë duke thënë: Nuk pata fatin që të jem pjesë e kësaj qeverie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?