Ish-aleati i Ramës: Ti themi me votë “JO” pazareve politike PS-PD

Një grupim prej 12 partish, shoqatash dhe grupesh të tjera interesi, të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame dhe të udhëhequr nga Partia “Aleanca Popullore”, shprehin shqetësimin e tyre për zhvillimet politike dhe gjendjen aktuale ekonomiko-sociale në vend.

Grupimi i partive, shoqatave dhe grupeve të interesit, të bashkuara në zgjedhjet e vitit 2013 me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama, shprehin zhgënjimin e thellë me sjelljen politike të qeverisë dhe shumicës parlamentare, duke mos i respektuar marrëveshjen politike të firmosura dhe angazhimet e ndërsjella.

Aleanca Popullore dhe grupimet e bashkuara me të vlerësojnë se “mënyra e zhvillimit të procesit elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Shkeljet flagrante të Kushtetutës dhe Kodit kulmuan me marrëveshjen politike të 18 majit, duke dëshmuar se pushteti dhe opozita kanë dërrmuar hapur ligjet shqiptare dhe po ashtu kanë rrënuar standardet demokratike në vend”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleanca Popullore dhe aleatët e saj vlerësojnë se numri i shqiptarëve të indinjuar me këtë politikë është i konsiderueshëm dhe angazhimi për ta kthyer në aksion politik është marrë duke parë masivitetin e deklaratave për t’i vënë kryq votës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këto arsye, grupimi prej 12 partish, shoqatash dhe grupesh të tjera interesi, të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, dhe të udhëhequr nga Partia “Aleanca Popullore”, bëjnë thirrje që mbështetësit e tyre të votojnë kundër në fletën e votimit më 25 qershor.

Sipas tyre, duhet votuar kundër për t’i thënë JO pengmarrjes së shtetit dhe qeveribërjes nga partitë dhe për t’i thënë JO pazareve politike që dalin mbi ligjin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?