Ish-ambasadori amerikan Arvizu lëshon kritika për Berishën

Sot Presidenti Meta akordoi një dekoratë ish-ambasadorit amerikan Alekandër Arvizu me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, në vlerësim të aktivitetit të tij diplomatik dhe përparimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA. Por po sot ai ka dhënë një intervistë për Albanian Daily News. Ish-ambasadori amerikan, Arvizu thotë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e kanë takuar gjatë kësaj kohe. Në fakt dihen marrëdhëniet e ftohta Berisha-Arvizu.

“Disa më thonë kur vijnë në Uashington që do të jenë atje dhe të takohemi. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, por Presidenti Meta, kur ishte kryetar parlamenti, e gjente gjithmonë kohën të më takonte, gjë që e vlerësoj shumë. Zoti Rama, që nuk ka ardhur shpesh, edhe ai më ka takuar.

Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, zoti Ruçi erdhi vitin e kaluar dhe drekuam bashkë. Edhe Fatmir Xhafaj, zonja Kodheli, zoti Veliaj, kryetarja e LSI zonja Monika Kryemadhi, zoti Vasili, ish-anëtarë të PD, si Majlinda Bregu (s’besoj se iu vjen keq që po them ish…), edhe Genc Ruli, të cilin e takoj kur vij këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që quaj miq nga PD i kanë larguar. Dhe i vutë re besoj ata që nuk përmenda në këtë numërim…” – thotë ai, duke shtuar se nuk është takuar me Bashën dhe Berishën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I kam thënë shumë herë që kur të jetë në Uashington të më telefonojë, të shihemi, edhe pse e di që është shumë i zënë e ka shumë kanale. Nuk ka ndodhur kurrë, jo vetëm me të, por edhe me tjetrin…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?