Ish-deputetët e PD tek Prokuroria, Alibeaj: Policia të japë fakte, të dalë e vërteta

Gjashtë ish-deputetë të PD-së, ishin sot në Prokurorinë e Tiranës, pas procedimit që u ka bërë Policia e Shtetit. Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj mbërritën në organin e akuzës rreth orës 09:40.

Në një prononcim për median, ish-deputeti Alibeaj e quajti aktin e prokurorit të paligjshëm dhe ftoi shqiptarët në protestën e 2 qershorit. Ai tha se nuk pret që drejtësia e kapur dhe policia e diktaturës mund të hetojnë këtë çështje dhe bëri thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 2 qershorit para kryeministrisë në orën 19:00.

”Përfaqësuesit e PD-së kanë të drejtën që edhe të mos vijnë mjafton të dërgojnë avokatin e tyre në Prokurori. Si respekt edhe ndaj qytetarëve në respekt gjithashtu të ligjit duhet të vijmë nëpër institucionet e shtetit. Edhe aktet të cilat kalojnë nga prokuroria duhet të vijnë tek ne përpara se të kalojnë nëpër duart e mediave. Aktet e thirrjes janë të pavlevfshëm, dhe jemi të motivuar për të dalë të vërtetat. Ia çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund ti kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (tregon fotografinë ku drejtuesit e policisë kapen duke konsumuar alkool). Duhet të merreshin edhe këto dokumenta. Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur të diktaturës. Është detyra jonë të kontribojmë më fakte dhe me prova në shërbim të të vërtetës. Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë, shqiptarët duhet që me datë 2 Qershor, dy duart për një kokë janë përpara kryeministrisë për të nxjerr nga zyra atë që e ka dërguar vendin në këtë gjendje”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?