FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-deputeti demokrat komenton garën në PD, ja çfarë thotë për dy kandidatët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku e cilëson të zbehtë fushatën për kreun e ri të PD-së. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Marku thotë se dy kandidatët për kreun e partisë nuk kanë sjellë alternativat e tyre për ringritjen e PD-së, apo për mënyrën se si do të bëhet opozitë.

“Gara në PD më duket sikur po zhvillohet në një fushatë të zbehtë. Secili po jep gjykimin e tij për situatën brenda PD, por të dy kandidatët nuk po na e bëjnë të qartë se çfarë lloj opozite duan t’i japin vendit. Momenti kur bëhen zgjedhjet në parti, është që kandidatët të japin idetë e tyre sesi do ta organizojnë atë. Kandidatët janë pa alternativë për PD. Deri më tani nuk ka një platformë për transformimin e PD-së. Nuk jepet alternativa se si do të ringrihet PD, si do të ruhet ekuilibri për të zgjedhurit dhe ata që nuk janë zgjedhur”, u shpreh Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?