Ish-deputeti i PD-së akuza ndaj Imamit e Topallit: T’ju vijë turp! Ju më parë kënaqeshit kur “pushkatoheshin” të tjerët
Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka bërë dje një sërë akuzash ndaj Arben Imamit dhe Jozefina Topallit për kritikat ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës.
Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë.
Por në atë kohë nuk flisnin se ashtu u interesonte.
“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve. Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PD-së. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, tha Marku.
KOHA JONË SONDAZH

