Ish-deputeti i PD-së: Marrëveshja e 18 majit ishte gjëma e Bashës, prandaj vjen ky rezultat

PD deri më tani është në një rezutat shumë të ulët në raport me mandatet për deputetë. Këtë situatë e ka komentuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali, i cili shprehet se marrëveshja e 18 Majit me Ramën ishte gjëma e Lulzim Bashës. Sipas Rusmalit, Basha nuk iu shpjegoi shqiptarëve se kush ishin përfitimet e PD-së nga kjo marrëveshje, ndryshe nga Rama.

Disfatën më të madhe të këtyre zgjedhjeve e ka pasur në ofertën nacionale. Rama u bë timonier i Shqipërisë për shkak të ofertës së timonierit që i paraqiti shqiptarëve. Basha humbi për mënyrën se si e impostoi fushatën e vet. Marrëveshja e 18 Majit u konceptua masivisht si një marrëveshje okulte, jo transparente. Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët. Rama ishte triumfator i marrëveshjes. I mjaftoi fakti që ta shpjegonte bashkëpunimin me role erotike. Përgjegjësia i mbetej Bashës ta shpjegonte. Marrëveshja ishte gjëma e Bashës.” – tha Rusmali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?