Ish-deputeti i PD, Selami Xhepa: Akademia e Shkencave pa impakt, duhet reformuar

Duke folur për debatin më të fundit për Akademinë e Shkencave, Profesori Selami Xhepa i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se kjo Akademi duhet të ketë organizim tjetër jo sipas modelit sovjetik, pavarësisht arritjeve të veta.

Në modelet tipike perëndimore, Akademitë kanë tjetër lloj organizimi. Në sistemin Sovjetik kemi pasur Akademi Shkencash e cila merrej me të gjithë kërkimin shkencor duke pasur institucione, pra gjithë shkenca brenda Akademisë.

Rusia është e vërtetë që ka kontribute epirike të jashtëzakonshme, por pavarësisht kontributit, populli rus ka mbetur më i varfër. Në kuptimin shkencor, nuk mendoj se Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka dhënë ndonjë impakt të rëndësishëm të jashtëzakonshëm. Të njëjtin impakt mund ta japin institutet e kërkimit shkencor. Institutet aty janë dhe mund të komercializohen”- tha ish-deputeti demokrat Selami Xhepa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?