Ish-këshilltarja e LSI: Votova e lirë, tani mbështes PS

Genta Mezini, ish-këshilltare e LSI në Bashkinë e Tiranës thotë se vota e saj tani do të jetë për Partinë Socialiste. Në këtë mënyrë, Mezini konfirmon se qëndrimi i saj nuk ka qenë i LSI.

Statusi i plotë në Facebook

Falënderoj të gjithë qytetaret e njësisë 10 të cilët me votën e tyre në vitin 2015, me dhanë mundësinë të jem pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Falënderoj të gjithë dashamirësit dhe ata që më kanë përgëzuar për aktin e djeshëm, ku unë votova bindshëm, krejt e lirë dhe e pavarur prej imponimit politik, votova për një projekt kaq ambicioz, që lidhet me furnizimin me ujë të kryeqytetit për 24 orë. Jo vetëm si qytetare e Tiranës, por edhe si mjeke në profesion, unë jam e bindur që rindërtimi sipas standardeve të larta bashkëkohore të rrjetit të ujësjellësit, do të minimizojë ndjeshëm edhe sëmundjet infektive që vijnë si pasoje e kontaminimit të ujit nëpër depozita dhe cisterna krejt të amortizuara, siç janë parazitet e ndryshëm, viruset etj… Për sa i përket deklaratave të bëra nga LSI për blerjen e votës sime, apo manipulimin e votës sime përkundrejt pazareve qe vetëm një dëshpërim i thellë mund ta sajojë, ju bej me dije që asgjë nuk është e vërtetë. Unë premtoj që votën time, në këshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm në të mire të interesave të komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundësia te kontribuoj përkrah kryetarit te Bashkisë z. Erion Veliaj dhe do bëj të pamundurën që të jap gjithë mundësitë e mia ne shërbim të qytetarëve. Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara të LSI për blerjen e votës sime, dhe duke qenë se unë zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shëndetin dhe jo sëmundjen, e shoh se nuk mund të jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jetë pjesë e grupit politik te Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?