FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-kreu i KQZ, Celibashi: Marrëveshja PS-PD nuk i ndalon koalicionet

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi dje në “Top Story” se marrëveshja Rama-Basha nuk pengon partitë politike që të hyjnë në koalicion në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Jemi në kushtet kur dy partitë kryesore kanë bërë një marrëveshje për garën elektorale dhe në atë çfarë shoh unë nuk duket se ka ndonjë ndryshim të kuadrit ligjor aktual. Nga pikëpamja juridike nuk mendoj se ka ndonjë pengesë që subjektet politike të caktuara të hyjnë në koalicion. Marrëveshja nuk është imponuese. Unë mendoj çdo parti mund ta bëjë”, deklaroi ai.

Sipas Celibashit, përsa kohë partitë mund të regjistrohen si subjekte politike zgjedhore, regjistrimi i koalicioneve është akoma më i mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse nuk ka hapësira ligjore për t’u regjistruar koalicionet, nuk duhet të ketë as hapësira për regjistrimet për partitë politike. Nëse pranojmë që mund të regjistrohesh si parti politike, aq më shumë ke të drejtë që të hysh në koalicion”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kreu i KQZ-së tha se kjo është një situatë anormale dhe mekanizmi që mund ta zgjidhë këtë aktivizohet vetëm nga KQZ.

/ TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?