Ish-kreu i Postës, Lazimi kallëzim ndaj ministres së Ramës (VIDEO)
Ai tha se ka kallëzuar ministren e Ekonomisë Milva Ekonomin për “shpërdorim detyre”, por se çështjen nuk do ta lërë me kaq.
Lazimi nga radhët e LSI-së thotë se do ta çojë çështjen në Gjykatën Administrative, atje ku do kërkojë pavlefshmërinë e shkarkimit të tij.
Në një prononcim për mediat, ai tha se ende sot e kësaj dite nuk ka një motivacion për shkarkimin e tij dhe bëri përgjegjëse ministren Ikonomi.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nyM5IHo-km4&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
“Shkarkimi im është pa motivacion dhe pa argumentim”-tha Lazimi. Ndërkohë Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi në një reagim tha se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.
“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.
Shkarkimi i Lazimit u bë tre ditë më parë menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës.
Nga ana e tij Majlind Lazimi e cilësoi nul vendimin pasi nuk ka raport të këshillit mbikqyrës të postës.
KOHA JONË SONDAZH

