FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-kreu i SHISH, Klosi zbulon kush kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Kavajë

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se anulimi i zgjedhjeve në Kavajë është bërë edhe me kërkesë të të huajve.

Klosi: Në Kavajë vërtetë mund të bëhej një shembull që pastaj ata mund ta rekomandonin për gjithë Shqipërinë. Në Kavajë mund të mblidhnin sa të donin njerëz. Shumë më tepër se policët dhe t’i bllokonin zgjedhjet. Policia nuk shtyn me armë në Shqipëri dhe mund ta bllokonin vërtetë ditën e zgjedhjeve.

Përgjegjësia në fund është e qeverisë. Në Kavajë, parashikoja duke i besuar llafeve që thonë do bëhej një gjë për të treguar se zgjedhjet e 18 qershorit nuk do të bëhen. E kisha parashikuar që mirë është të mos bëheshin zgjedhjet meqë atje të bëhej një gjurulldi. Sot dëgjova që edhe të huajt kanë ngulur këmbë që zgjedhjet në Kavajë të mos bëhen dhe them që u bë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?