Ish-kryeministri Berisha: Agim Doçi, mbështetësi i palëkundur i demokracisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit Agim Doçi. Berisha e ka vlerësuar figurën e Doçit për kontributin e tij të shquar në kulturën shqiptar, duke evidentuar faktin që ai ishte “atdhetar, shpirt i lirë, mbështetës i palëkundur i demokracisë.

Berisha: “Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për shkrimtarin, poetin e shquar, autorin e vargjeve poetike të qindra këngëve nga më të bukurat, publicistin, polemistin, intelektualin atdhetar e me shpirt të lirë, mbështetësin e palëkundur të demokracisë, Agim Doçi.

Ai nuk do të jetë më midis nesh, por jeton dhe do jetojë gjithmonë në veprat e tij. Duke shprehur nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmëve të Agim Doçit dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i tij të gjejë paqen e amshuar. Amin!“, shkruan ai.

 

SHKARKO APP