FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-kryeministri Berisha akuzon Dakon dhe Lul Berishën. Përgjigjet Dako

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon ndërtimin e pallateve të jashtëligjshëm në Qerret nga ana e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas mesazhit të mbërritur në adresë të berishës pallatet po ndërtohen shumë pranë bregu, në kundërshtim me çdo ligj urbanistik.

Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha” (Express)

Dako i përgjigjet Berishës: Mua “s’ma ha qeni shkopin”, në Qerret ka shtëpinë Lulzim Basha

Dako i përgjigjet Berishës: Mua “s’ma ha qeni shkopin”, në Qerret ka shtëpinë Lulzim Basha

Por në përgjigje të Berishës, kreu i bashkisë së Durrësit Dako shkruan se Qerreti i përket bashkisë së Kavajës, ndërsa i kujton se ai e di shumë mirë pasi pushon aty, në shtëpinë verore të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Reagimi i Vangjush Dakos:

Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd.

Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?