FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-kryeministri Berisha tregon përgjimin Braho-Legisi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e kaluar një audio-përgjim, një bisedë mes deputetit të LSI-së Spartak Braho, (kandidat për deputet për PS-në) dhe Ndre Legisit.

Sot Berisha zbulon se kush e ka bërë këtë përgjim. Ndërsa komentuesit hedhin dyshime se përgjimi është bërë nga Shërbimi Informativ, Berisha siguron se i ka regjistruar lokali ku ka qenë. Për më tepër Berisha thotë se kjo bisedë është vetëm pak, nga gjithë ajo që disponon audio e video lokali në fjalë “për aleancën e qelbësirave, kupolën e saj, përfshi këtu Ediskobarin”.

Jo Nikoll jo nuk i ka përgjuar shiku absolutisht jo, por i ka regjistruar lokali misterioz dhe këta të dy janë lule çfarë disponon ai audio e video për të gjithë piramidën aleance se qelbësirave, veçanërisht kupolën e saja përfshi këtu Ediskobarin të cilën e mban peng”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?