Ish kryetarja e FRESH ‘godet’ Velierën në Durrës, Koka: Gjëja më e shëmtuar që kemi
Veliera e betonit që po sëndërtohet në Durrës me insistimin e pronarit të kompanisë kryesore të betonit pos edhe kryebashkiak i qytetit bregdetar, i ka kundërshtarët jo vetëm ndër qytetarë të arsyeshëm, por tashmë edhe brenda rradhëve të PS-së.
Është ish kryetarja e FRESH-it dhe anëtaraja e Asamblesë së PS-së Joleza Koka që ka shprehur kritika rreth këtij projekti që realisht e ka përçudnuar edhe më qendrën arkeologjike të Durrësit.
Joleza e cila me profesin është edhe arkitekte pasi ka postuar një foto nga nënkalimi që është ndërtuar në Durrës në funksion të Velierës së betonit shkruan kështu: “Kjo është gjëja më e shëmtuar në të gjithë territorin shqiptar. Jemi mësuar të shikojmë objekte të tmerrshme por ky nënkalim është i pakrahasueshëm”.
Joleza thotë nënkalimi për të mos thënë Veliera, por nëse vlerësimi i saj gjysëm i sinqertë do të kishte qenë i plotë, atëhere do të ishin të shumtë ata që do ti linim mënjanë thagmat e këputura prej saj sidomos 2 vitet e fundit të cilat i kushtunan edhe postin e kryetares së Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, por edhe me kaq një kredit asaj i duhet dhënë./syri.net
KOHA JONË SONDAZH

