FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri Ahmetaj: Votimi i Vettingut, hap i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj një ditë pas miratimit të vettingut në seancën e djeshme plenare, ka reaguar me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Ahmetaj theksoi se nga sot nis një hap i rëndësishëm për vendin, për rrugëtimin drejt BE-së.

MESAZHI I AHMETAJT
Votimi i Komisioneve te Vettingut eshte nje hap tejet i rendesishem dhe i domosdoshem per rrugen tone drejt se ardhmes, Bashkimit Europian dhe Shqiperise qe duam. Efektet pozitive te zgjidhjes se krizes se Partise Demokratike mund te shihen ne cdo aspekt, por vecanerisht ne nje prej tyre, qe per ne eshte thelbesor: ekonomia. Sipermarrja e pershendeti dje perpjekjen tone per te ruajtur stabilitetin e vendit, nje parakusht i rendesishem per nje klime biznesi te shendetshme. Dhe ashtu si kemi bere ne keta kater vjet, ne jemi‎ te lumtur te vazhdojme bashkepunimin tone intensiv me ta, per me shume mundesi per te bere biznes, per me shume mundesi punesimi ne Shqiperi. Ashtu sic luftuam per Vettingun, ashtu do te luftojme edhe per me shume vende te reja pune per qytetaret shqiptare. Ky eshte drejtimi per Shqiperine qe duam!‎

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?