Ish-ministri: Trimëria e krimit, nga flirtimi me shtetin
Atentatet e fundit në vend, janë shenja se rendi dhe siguria është e kërcënuar rëndë nga grupet kriminale, të cilët kanë rihapur hesapet e vjetra. Por, kjo situatë sipas ish-ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, vjen si flirtim i grupeve kriminale me shtetin.
Në një status në rrjetin social facebook, Demiraj shkruan se:”Ndjehem shumë i shqetësuar me ngjarjet e fundit kriminale, të cilat janë shenjë e trimërimit te krimit përballë një shteti të topitur nga flirtimi i segmenteve të agjencive të zbatimit të ligjit me grupet kriminale”.
Ish-ministri e mbyll komentin me thirrjen për një reagim të vendosur, sa nuk është vonë. ”Duhet sa më shpejt një reagim i vendosur sa nuk është vonë”,
KOHA JONË SONDAZH

