FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri vë alarmin: Po cenohet siguria kombëtare. Prej 9 muajsh anijet nuk gjurmohen

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka ngritur një problem ditën e sotme që lidhet me sistemin Bluebox të anijeve të peshkimit.

Në një status në “Facebook”, deputeti i LSI, Panariti thotë se po cenohet siguria kombëtare, pasi rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme, përfshirë edhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen. Një tjetër rrezik sipas Panaritit është ai i evazionit fiskal.

STATUSI I PANARITIT
Nuk ka smartphone dhe automjet të dekadës së fundit që nuk gjurmohet dhe identifikohet në çdo çast për pozicionin e tij kudo në botë me përjashtim të anijeve të flotës tonë të peshkimit. Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti evazion i rëndë fiskal nga mungesa e raportimit të veprimtarisë ekonomike të peshkimit dhe cenim i rëndë i statistikave të sektorit duke na vendosur në disavantazh të thellë në negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian. Mos harroni që jemi ndër vendet e para që përkrah Shteteve të Bashkuara, nënshkruan dhe ratifikuam marrëveshjen e masave portuale për ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe partneret tanë strategjikë presin rezultate dhe jo fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Panariti fb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?