Ish-zëvendësministri i Jashtëm – Thaçit: Po i shërben përçarjes. Rishikimi i kufijve, çështje kombëtare

Ish-zëvendësministri i Jashtëm Kreshnik Çollaku, i cili mban postin e kreut të Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike i është kthyer ashpër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi lidhur me qëndrimin e tij për korrigjim territoresh me Serbinë.

Duke marrë shkas nga deklaratat e ashpra, ndaj ish-Presidentit Sali Berisha, Çollaku i kujton Thaçit se ai e ka për detyrim të tregojë respekt ndaj ish-kreut të Shtetit Shqiptar kur bëhet fjalë për cenimin e fateve të Kosovës dhe Kombit shqiptar.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Çollaku teksa i kujton Presidentit Thaçi se shtetndërtimi i Kosovës është çështje e Kosoves, por ndarja e saj thotë kreu i diplomacisë në selinë blu, është çështje kombëtare, dhe ai kthehet në shqetësim dhe problem i Kombit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Kreshnik Çollakut

Swiss Digital Mobile Reklama

Hashim Thaci është në lirinë e tij të mos ndihet mik i Sali Berishës, por në çdo kohë, e sidomos sot kur fatet e Kosovës dhe të Kombit cenohen, Presidenti i Kosovës ka detyrim te tregojë respekt ndaj ish Presidentit të Shqipërisë.

Sot kur lipset njëmendësi kombëtare për të përballuar sfidat që si Komb na dalin përpara, reagime emotive duke huazuar akuza halucinante të fabrikuara në laboratorin serb të propogandës, i shërbejnë askujt veçse atyre që duan të na shohin të ndarë e përçarë mes vetit, për të na shtypur e shfrytëzuar më kollaj.

Shtetndërtimi i Kosovës është çështje e Kosovës, por ndarja e saj është çështje kombëtare, dhe ai kthehet në shqetësim dhe problem i Kombit.

Këtu përpara se ti nxjerrim sytë njeri tjetrit historia na lë ne barrë detyrën të gjejmë kthjelltësinë e mençurinë për t’i përballuar të bashkuar sfidat e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?