ISIS dhe refugjatët. Shehu: Çfarë po u fsheh Rama shqiptarëve?
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka cilësuar si shqetësuese idenë se në Shqipëri mund të ngrihen kampe për refugjatët e papranueshëm të BE, ose aq më keq për ish-luftëtarët e ISIS.
Në një reagim ai thotë se mediat ndërkombëtare japin informacione të kundërta nga ato që thotë Qeveria. Sipas tij, publikut po i mbahet diçka e fshehtë.
Deklarata e plotë e Tritan Shehut:
Shkrimi i Gazetes “Le Monde” diskutimin per “Qendrat e Reabilitimit apo Studimit per terroristet”, qe probabilisht do hapen ne vendin tone, e ka futur ne nje rrjedhe te re e shume me te gjere se nje dite me pare.
Dyshimet per shkelje te renda te Sigurise sone Kombetare e te kompetencave nga ana e Ekzekutivit, jane shume me te medha sot.
“Le Monde” flet per azilante te pa pranueshem ne BE apo ne disa shtete te tij, qe do te vendosen ne vendin tone.
Cilet jane keta dhe pse ne Shqiperi?
Ndersa kryeministri Borisov permendi terroristet e ISIS ne vendet e Ballkanit.
Keshilltari Lleshi dje foli per nje “qender studimore”, pa terroriste e pa refugjate brenda saj, vetem me zyra e studjuese.
Kujt i duhet besuar? Cfare projekti real apo sureal po thurret?
Dyshimet se dicka konspirative, e papajtueshme me interesat e Sigurise sone Kombetare e te perspektives ne pergjithesi, me inisiativen apo thjesht miratimin e Qeverise sone kjo po konfigurohet, sot jane me te forta se dje.
Nuk eshte hera e pare qe kjo Qeveri vepron keshtu, ne erresire e larg transparences kur cenon interesat e vendit, derisa “hunda i shpon tavanin”.
Ne situaten e krijuar eshte e detyrueshme qe Kryeministri apo Ministri i Jashtem personalisht te skjarojne opinioni e Parlamentin, duke mbajtur te gjitha pergjegjesite per ate qe po ndodh apo mund te ndodhe.
KOHA JONË SONDAZH

