ISP prezanton studimin: Deputetët aktivë s’do të jenë më në Kuvend

Në përmbyllje të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Shqipërisë, Instituti i Studimeve Politike prezantoi gjetjet kryesore dhe vlerësimet për punën e parlamentit dhe të deputetëve. Drejtori i Institutit, Afrim Krasniqi në përmbledhje të raportit theksoi se në këtë parlament, liderët politike ishin të gjithëpushtetshëm, ka patur një përfaqësim të dobët të zonave zgjedhore.

KrasniqiKa një mbipushtet të dy liderëve politikë. Kemi pasur dy lloj nismash të ardhura nga misionet ndërkombëtare sidomos reforma në drejtësi dhe bojkotin politik, i cili deri diku i ka penalizuar deputetët të shfaqin veten sepse e kishin të pamundur për të marrë pjesë në jetën parlamentare. Ka pasur vërtetë debat politik. Çdo qytetar ka pasur mundësi për të parë diferencën politike. Kjo është pozitive pavarësisht retorikës së përdorur. Ne kemi larguar nga Parlamenti njerëz me të shkuar kriminale. Në bazë të statutit të deputetët, këta njerëz edhe për tre vite kanë pasaporta diplomatike bashkë me familjen e tyre sepse konsiderohen ish-deputetë. Ata që folën më shumë, kanë ngelur jashtë Parlamentit. Ata që heshtën janë bërë prapë deputetë. Pjesa më e madhe e deputetëve janë banorë të Tiranës ose të Durrësit. Parlamenti nuk ka bilanc. Rasti i fundit ka qenë viti 1927.

Të pranishme në këtë prezantim, dy deputetet e kuvendit, Albana Vokshi dhe Vasilika Hysi shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me raportin mes medias dhe deputetëve si dhe punën abuzive të komisioneve hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokshi: Kam vënë re një frymë armiqësore të mediave dhe të publikut ndaj deputetëve. Është kjo e qëllimshme apo nuk është unë këtë nuk e di. Ajo ideja që i është rritur paga 0.01% paga një deputetit ndërkohë që statusi i një deputeti në Shqipëri është shumë herë më i varfër se në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hysi: Mua më ka shqetësuar si juriste edhe në komisionin e Ligjeve koha që shpenzon Kuvendi me komisionet hetimore parlamentare. Ia vlen të monitorohet puna e komisioneve hetimore parlamentare.

Krasniqi tha se për raportin e ardhshëm do të përdoret një sistem onlinë ku të gjthë do të mund të monitorojnë punën e parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?