FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja çfarë diskutoi Bregu me Yee

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ashtu siç ishte planifikuar për tu takuar me 4 deputetët “rebelë”, ka përfunduar takimin prej 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu e njohur kritike e qëndrimeve të Bashës, mësohet se në tryezën e bisedimeve ka folur për zgjidhjen e ngërçit politik.

Referuar burime, deputetja ka propozuar të njëjtën rrugë për zgjidhjen e krizës, ashtu si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me z. Yee, Bregu ka pohuar  se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike.

Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?