Ja ç’thotë sot kryebashkiaku i ri i Kavajës
Isa Sakja, kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Kavajës, i ka dërguar një mesazh sot qytetarëve të tij, ku thotë se luftoi për një bashki qytetarësh, pa i ndarë ata në të majtë e të djathtë.
“Faleminderit të dashur bashkëqytetarë! – shkruan ai në Fb. – Faleminderit që qëndruat, luftuat dhe më besuat! Ju jam pafundësisht mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj në këtë fushatë qytetare që zhvilluam sëbashku për një Kavajë për qytetarët e saj, për një bashki në shërbim të qytetarëve, pa i ndarë ata në të djathtë e të majtë. Mirënjohje!”-përfundon Sakja.
Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati. Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
KOHA JONË SONDAZH

